5 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Bashkimi pëson humbjen e parë, mposhtet nga Vëllaznimi

- Advertisement -

Pas shtatë fitoreve në shtatë xhirot e parë dhe si ekipi i vetëm pa humbje, Bashkimi ka pësuar humbjen e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të enjten mbrëma, Bashkimi u mposht në Gjakovë nga skuadra e Vëllaznimit.

Ndeshja e xhiros së tetë, përfundoi me rezultat 74:70 në të mirë të ekipit nga Gjakova, në krye të cilit debutoi trajneri Rajko Krivokapiq.

Pas çerekut të parë që përfundoi 15:15, Vëllaznimi u shkëput në periudhën e dytë, që e fitoi 26:16.

Çereku i tretë i takoi Bashkimi (23:17), ndërsa të fundit e fitoi Vëllaznimi 16:14 për ta konfirmuar fitoren me katër pikë avantazh.

Jericole Hellems me 22 pikë, 10 kërcime e 2 asistime udhëhoqi Vëllaznimit drejt kësaj fitoreje të madhe.

Te Bashkimi, u veçua Valon Bunjaku me 16 pikë, 6 kërcime e 2 asistime por që nuk mjaftuan për ta evituar humbjen.

Për Vëllaznimin, kjo është vetëm fitorja e dytë këtë sezon kurse Bashkimi regjistroi humbjen e parë.

Të ngjashme

Të fundit