Klubi i Basketbollit Bashkimi ka ndarë rrugët zyrtarisht me trajnerin Edin Kërveshi.
Bashkimi dhe Kërveshi kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Vendin e Kërveshit deri në emërimin e trajnerit të ri, do ta zë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja.
“Faleminderit Edin Kërveshi. Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më sot. Deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja” – thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.
Bashkimi në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga rivali lokal, Prizreni.