Bashkimi ka mundur Trepçën në Mitrovicë, ndërsa Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Rahovecit.
Ndeshjet kanë qenë në kuadër të xhiros së 16-të të Prince Caffe Superligës.
Bashkimi ka fituar kunër Trepçës me rezultat 62:87 (14:24, 17:30, 13:18, 18:15).
Te mitrovicasit më i miri ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë e shtatë kërcime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Couris Jones me 30 pikë e pesë kërcime.
Vëllaznimi ka mundur Rahovecin me rezultat 93:74 (32:11, 19:15, 24:20, 18:28).
Te vendasit u dalluan Jordan Harris me 26 pikë dhe Emanuel Omogbo me 15 pikë e katër kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Edmond Kryeziu me 23 pikë dhe Bardh Rexha me 19 pikë e 14 kërcime.