Bashkimi ka fituar ndaj Cibonës së madhe në FIBA Europe Cup me rezultat të thellë 89-67.
Me këtë fitore prizrenasit ngjiten të tretët në grupin J me pesë pikë, po aq sa ka Reggiana në vendin e dytë.
E Cibona pavarësisht fitores mbetet e para në grup me shtatë pikë.
Jeremiah Bailey ishte monumental te Bashkimi me dyshifror të dyfishtë prej 16 pikësh e 11 kërcimesh.






