Bashkimi (femrat) është kampion i Kosovës për sezonin 2022/23 në Superligën e Kosovës.
Skuadra prizrenase triumfoi sonte në ndeshjen e pestë finale ndaj Prishtinës, për t’u shpallur kampion me bilanc 3:2 në serinë finale të “Play-Offit”.
Ndeshja u zhvillua në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.
Khadija Haywood ishte më meritorja në këtë triumf duke shënuar 24 pikë, teksa Dasia Evans i shtoi 16 sosh.
Haywood e fitoi edhe trofeun e MVP-së.
Te Prishtina u dallua Kaela Hilarie me 21 pikë.
Vlen të theksohet se këtë vit KBF Bashkimi e kishte fituar edhe Kupën e Superkupën e Kosovës.
Për Bashkimin ishte ky titulli i shtatë i kampionit në histori të klubit. /