23 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Bashkimi fiton në Prizren, ngushton serinë ndaj Trepçës

- Advertisement -

Skuadra e Bashkimit nuk ka lejuar që Trepça të shpallet kampione e Kosovës në basketboll për këtë sezon pasi e mposhti në Prizren.

Bashkimi, të dielën triumfoi në ndeshjen e pestë ndaj Trepçës dhe rezultati i përgjithshëm është 3:2 në favor të ekipit nga Mitrovica.

Në duelin e luajtur në palestrën “Sezai Surroi”, Bashkimi fitoi me rezultatin e ngushtë 85:77 për ta shtyrë serinë finale të paktën edhe një ndeshje.

Dueli i radhës, luhet të mërkurën në Mitrovicë dhe Trepçës i duhet fitorja për t’u shpallur kampione.

Trepça e nisi mirë ndeshjen e pestë dhe ishte pothuajse vazhdimisht në epërsi, përpara se Bashkimi të rikthehet dhe ta fitoj çerekun e tretë, i cili doli të jetë edhe vendimtar.

Valon Bunjaku e Mack Smith ishin më të dallluarit te Bashkimi kurse te Trepça u veçua Michael Green me 23 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.

Bunjaku ndeshjen e mbylli me 15 pikë, 6 kërcime e 7 asistime kurse Smith shtoi 19 pikë, 4 kërcime e po aq asistime.

Skuadra që arrin katër fitore në këtë seri finale, shpallet kampione e Kosovës për sezonin 2024/25.

Të ngjashme

Të fundit