61-67 ka pērfunduar ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Që në pjesën e parë, prizrenasit treguan se në këtë ballafaqim, kanë hyrë me synime të qarta.
Me rezultatin 27:33 ekipet shkuan në pushim.
Gjakovarët u këndellën në fraksionin e tretë, duke e fituar 19:13.
Megjithatë “Arpagjikt” nuk u dorëzuan, duke triumfuar në fund 61-67.
Pas xhiros së 23-të, Bashkimi rikthehet në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Trepça dhe Prishtina.
Nga ana tjetër, Vëllaznimi mban pozitën e pestë me 34 pikë, një më shumë se Ylli që është i gjashti.