12.6 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Bashkimi fiton derbin ndaj Trepçës

- Advertisement -

Nënkampioni triumfoj ndaj kampiones në ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Minatori”në Mitrovicë, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës së Trepçës.

Ndeshja që ishte e fundit për xhiron e tretë në elitën e basketbollit kosovar, përfundoi me shifrat 93:79 në të mirë të ekipit nga Prizreni.

Për Bashkimin, kjo është fitorja e tretë në po aq ndeshje kampionale këtë sezon derisa Trepça regjistroi humbjen e dytë.

Bashkimi së bashku me Sigal Prishtinën dhe Peja, janë skuadrat e vetme që ende nuk janë njohur me humbjen në Superligë.

Ndeshja në përgjithësi ishte e fortë, por Bashkimi shkëputjen e bëri në çerekun e tretë, të cilin e mbylli me shifrat 33:18, dhe në pushim shkoi me avantazh prej 16 pikëve (52:36), i cili doli të jetë vendimtar për fitoren e ekipit nga Prizrenit.

Trepça e fitoi çerekun e tretë 19:18, rezultat me të cilin e humbi të parë, si dhe triumfoi në dhjetë minutat e fundit por që nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Tj Bickerstaff me 15 pikë, 15 kërcime e 5 asistime ishte më efikasi te Bashkimi, ekip ku u dalluan edhe Kyan Anderson (14) e Isiah Cousins (18).

Në anën tjetër, te Trepça vetëm dy lojtarë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore: Chad Brown me 19 pikë e Mikaile Tmushiq 18 pikë.

Të ngjashme

Të fundit