3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Bashkimi Evropian i kërkon institucioneve të Kosovës të mos bëjnë “spekulime të panevojshme

- Advertisement -

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar lidhur me sulmet ndaj zyrtarë policorë të Kosovës në veri të vendit.

Por në reagim e sipër, BE-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë spekulime të panevojshme se prej kujt është kryer sulmi ndaj policëve të Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen tensionet.

Ky reagim i Bashkimit Evropian erdhi pasi në konferencën e sotme për media u tha se nga hetimet e para dyshohet se sulmet erdhën nga territori i Serbisë.

Përpos kësaj, edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se sulmet erdhën nga Serbia.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa ne reagimin tjetër të BE-së, bëhet thirjre që të shmangen spekulimet.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë së Kosovës, në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë.I bëjmë thirrje të gjithëve që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, thuhet në reagim.

E lidhur me këto zhvillime kanë reaguar edhe nga Presidenca e Kosovës.

Në reagim u tha se sulme të tilla synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe atë politikë në vend, por theksojnë se përpjekjet e tilla do të dështojnë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, thuhet në reagimin e Presidencës.

E gjatë ditës së sotme, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova nuk frikësohet, pavarësisht çfarëdo skenari të Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit