Bashkimi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj KB Pejës në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së playoff-it.
Skuadra nga Prizreni, shënoi fitore në vazhdime me shifrat, 84:78, në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Sezai Surroi”.
Basketbollisti më i mirë i Bashkimit ishte Leon Zeqiri me 27 pikë dhe tri kërcime.
Kurse te skuadra mysafire më i miri ishte Marquez Towns me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.
Me këtë fitore, Bashkimi e çon në 2:1 serinë e fitoreve në këtë play-off.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë.