4.8 C
New York
Saturday, January 10, 2026

Buy now

Bashkimi distancohet nga huliganizmi, dënohet tre mijë euro dhe tri ndeshje pa shikues

- Advertisement -

Klubi basketbollistik Bashkimi ka njoftuar se është gjobitur pas incidentit në ndeshjen me GO+ Pejën.

Bashkimi u distancua nga veprimet e disa personave për të cilat thanë se nuk përfaqësojnë vlerat e klubit.

“Në ndeshjen e fundit ndaj KB GO+Peja, për fat të keq, disa individë të papërgjegjshëm (3–4 persona) hodhën shkrepësa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe një lojtar i skuadrës mysafire. Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojnë klubin dhe qytetin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e Bashkimit.

Ata kanë njoftuar se kanë marrë dënim prej tre mijë 200 eurosh dhe tri ndeshje pa praninë e tifozëve në palestër.

Të ngjashme

Të fundit