9.7 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Bashkim Jashari feston ditëlindjen, Bekimi e uron duke e quajtur krenari të familjes dhe luftëtar të palëkundur

- Advertisement -

Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot shënon ditëlindjen e tij.

Vëllai i tij, Bekim Jashari, e ka uruar duke i thënë se ka qenë dhe mbetet krenaria e familjes, duke e quajtur një luftëtar që nuk u përkul as në ditët më të vështira.

“Prej UÇK-së, te TMK-ja e deri sot, si komandant i Ushtrisë së Kosovës, po e mban të gjallë amanetin e familjes dhe të UÇK-së që Kosova të ketë ushtri të fortë, të disiplinuar dhe të respektuar në mesin e ushtrive demokratike të botës”, ka thënë Jashari.

Bekimi tha se rruga e Bashkimit është shembull i nderit dhe i besës, ashtu siç i mësoi çdoherë Shaban Jashari, gjyshi i tyre.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditëlindjen, Komandant!

Ke qenë dhe mbetesh krenaria e Babës Shaban, mixhës Rifat, Babushit dhe Komandantit Legjendar, një luftëtar që nuk u përkule as në ditët më të vështira.

Prej UÇK-së, te TMK-ja e deri sot, si Komandant i Ushtrisë së Kosovës, po e mban të gjallë amanetin e familjes dhe të UÇK-së që Kosova të ketë ushtri të fortë, të disiplinuar dhe të respektuar në mesin e ushtrive demokratike të botës.

Rruga jote është shembull i nderit dhe i besës, ashtu siç na mësoi çdoherë Baba Shaban.

Urime, vëlla Bashkim, shëndet e suksese në misionin tënd të shenjtë!

Të ngjashme

Të fundit