Kandidati për deputet nga PDK, Bashkim Gllareva, ka vlerësuar lart kontributin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i cilësuar ata si themelin mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës.
Sipas Gllarevës, sakrifica dhe guximi i luftëtarëve të UÇK-së janë të përjetshme dhe përbëjnë bazën e dinjitetit, atdheut dhe së ardhmes së brezave që vijnë.
Ai ka kujtuar gjithashtu se sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e një prej figurave emblematike të luftës, Mujë Krasniqit, i cili mbetet simbol i trimërisë, përkushtimit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
“Kosova nuk e harron kurrë kontributin tuaj”, ka theksuar Gllareva, duke riafirmuar mirënjohjen institucionale dhe shoqërore ndaj veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve.






