Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Aliu, ka treguar rastin se si VV-ja ka anuluar konkursin për të cilin ka aplikuar për tu bërë pjesë e bordit të KEK-ut.

Aliu për Infokusin ka shpalosur në detaje se si ky anulim është bërë pasi sipas tij nuk i ka konvenuar VV-së.

Unë kom konkuru drejtor i bordit të KEK-ut, në vitin 2020 nuk ka qenë qeverisja e Albin Kurtit po ka qenë e Hotit edhe kom konkuru për drejtor të bordit të KEK-ut, jo si drejtor ekzekutiv se si pensioner nuk kam të drejtë por si mbikqyrës po. Në listën që është bërë kam qenë i pari, por çfarë ka ndodh? Kur ka ardh puna me hi në konkurs unë kam qenë i pari në listë, kam ardh ekskluzivisht nga Zvicrra për me hy dhe 10 minuta para se me fillu më kanë telefonu që është anulu konkursi”, ka deklaruar ish-drejtori i KEK-ut.

Ai gjatë kësaj interviste theksoi se kjo qeveri e ka shkelur ligjin dhe si pasojë e kësaj sektori i energjisë ka degraduar.

E konkursi u anulu kur ka fitu Vetëvendosja, ata e kanë ditë që unë po konkuroj, e kanë pa, pse e anulun konkursin? Se unë ju kom pengu atyne me ardhë në bord sepse këta e kanë zgjedh bordin e përkohshëm e jo me ligj në bazë të rregullave, e krejtë kjo të bjen në lojën që është tu u ba, se sektori i energjisë edhe ka degradu edhe s’ka hec përpara edhe kanë hi aty e janë bërë lloj-lloj filtrime, e këto e kanë ditë që mu nuk mujn mi ba”, ka potencuar Aliu.

Një deklaratë tejet e fuqishme e tij ishte edhe pjesa kur tregon si e kanë lajmëruar nga qendra dispecerike evropiane në Laufenburg për keqpërdorimet që është duke i bërë VV-ja në sektorin e energjisë.

“Këta kanë bo hajnija me energji, derisa qendra dispeçerike evropiane në Laufenburg mu më kanë lajmëru që janë tu bo kësi gjana, shesin lirë blejnë shtrenjtë. Domethanë përfitime të paketume deri më sot”, ka thënë Aliu.

 

VIDEO

Shpërndaje