18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Bashkëshortja i vdiq para disa muajve, Shillova i Feroniklit golin e fitores ia dedikon asaj

- Advertisement -

Ekipi nga Drenasi i shpëtoi rënies nga liga, duke e fituar ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Niklit’.

Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola.

Në minutën e 79-të, Alban Shillova shënoi me kokë, por pas rreth tetë minutash shikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, kjo nuk e ndali Alban Shillovën që arriti të shënonte në minutën e shtatë shtesë për fitoren e madhe të ekipit të tij.

Shillova, golin ia dedikoi vajzës së tij dhe bashkëshortës, e cila ndërroi jetë muaj më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit