Mësuesja McKenna Kindred shkaktoi një trazirë të madhe kur lindën dyshimet se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënë 17-vjeçare, teksa bashkëshorti i saj, Kyle, ishte jashtë qytetit.

McKenna arriti që të shmangte burgun pasi bëri të mundur që të binin dakord për një marrëveshje pranimi fajësie në gjykatë.

E tani, është zbuluar se Kyle është ende me McKenna pavarësisht mënyrave të saj të tradhtisë. “The Sun” shkruan se ngjarja e mësueses më nxënësin e saj ka ndodhur mes qershorit dhe nëntorit të vitit 2022.

Në atë kohë, mësuesja ishte 23 vjeçe dhe lidhaj e saj me adoleshentin u zbulua shumë shpejt, pasi ky i fundit u tregoi gjithçka prindërve të tij, të cilët menjëherë ngritën alarmin.

Duke u paraqitur në gjykatë në mars të vitit 2024, nëna e fëmijës e kishte kritikuar këtë veprim si një “abuzim të pushtetit”.

Gjykata e Lartë e Qarkut Spokane dëgjoi në atë kohë se nëna ishte tërbuar: “Një dritë që ai mbante me vete është zbehur”.

Duke shpërthyer në lot në dhomën e dëshmitarëve, McKenna qau me dënesë ndërsa i kërkoi falje studentit dhe familjes së tij, duke shtuar se ishte “thellësisht e turpëruar” për atë që kishte bërë.

Më vonë ajo u deklarua fajtore për akuzat e ndryshuara për sjellje të pahijshme seksuale të shkallës së dytë me një të mitur dhe komunikim me një të mitur për qëllime imorale.

Pasi u dënua me një lirim me kusht dyvjeçar, si dhe me 700 dollarë shpenzime, McKenna u urdhërua nga kryetari i trupit gjykues të regjistrohej si shkelëse e ligjit seksual për 10 vjet. Tani, është konfirmuar se pavarësisht se ka qenë jobesnike, McKenna është ende me bashkëshortin e saj Kyle.

Ky i fundit zgjodhi të mos divorcohej nga gruaja e tij jobesnike dhe në vend të kësaj është zhvendosur në Idaho, sipas të dhënave të pronës. Tani besohet se çifti jeton në kryeqytetin e shtetit, Boise, ku Kyle tani punon si avokat i pasurive të paluajtshme për një firmë lokale.

Ndërkohë thuhet se McKenna kishte hequr dorë vullnetarisht nga licenca e saj për të dhënë mësim pasi u hetua nga bordi i standardeve të Idaho-s. Kyle, nga ana e tij, tani është një avokat i besuar për firmën lokale Holland & Hart.