Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar ndaj aktgjykimit të ri të Kushtetueses.
Mehmeti-Selimi, e cila nuk ka thënë asnjë fjalë për protestën e djeshme kundër Speciales, ka vendosur të kritikoi Kushtetuesen.
Asaj i ka penguar pse gjykata ka vendosur se një deputet mund të propozohet për kryetar vetëm 3 herë.
“Prej nga shpiku Gjykata Kushtetuese këtë për tri tentime? Pse jo katër? Pse jo dy? Pse jo vetëm një? Ky është rishkrim i kushtetutës. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetutën.”, ka shkruar Selimi.