14.2 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Bashkëshortja e Nanos: Fatosi ishte i vërtetë, s’dinte të shtirej, e urrente populizmin, eci mes baltës së politikës pa u bërë pis

- Advertisement -

Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano u ndal shpesh nga lotët gjatë fjalës lamtumirëse në ceremoninë mortore.

“Dita e sotme është për mua dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem prej njeriut me të cilin kalova një çerek-shekulli jetë”. Kështu e nisi fjalën ajo.

Bashkëshortja e Nanos tha se kishin “shumë ëndrra” dhe se “sot është një nga ato ditë që unë nuk do të dëshiroja ta jetoja kurrë”.

“Fatosi ishte shumë më tepër sesa një figurë publike. Shumë më tepër sesa ato që janë thënë dhe do të thuhen nëpër histori dhe në media. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk dinte dhe nuk donte asnjëherë të shtirej. Ai nuk merrte poza. E urrente populizmin. Ai bënte atë që e besonte dhe besonte tek ajo që e bënte. Sepse ai besonte me shpirt te vlerat europiane”, tha ajo.

“Siç ka thënë edhe vetë, ai eci mes baltës së politikës, pa u bërë pis prej saj”, tha ndër tjerash Xhoana Nano.

Të ngjashme

Të fundit