18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Bashkëshortja e gazetarit Blerim Haxhija përfitoi 4 mijë euro nga MKRS-ja për doktoraturë

- Advertisement -

Elamze Nura, bashkëshortja e kryeredaktorit të RTK-së Blerim Haxhija, ka përfituar mbështetjeje financiare prej 4 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga ministri në detyrë Hajrulla Çeku.

Siç ka raportuar Demokracia, fondet janë aprovuar për studimet e doktoraturës në Universitetin e Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi”

Në kategorinë ku është përfshirë kjo mbështetje, figuruan gjithsej dy përfitues, njëri prej të cilëve është Nura.

Kujtojmë se organizata joqeveritare e kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhija, rezultoi se kishte përfituar mbi 200 mijë euro nga institucionet e Kosovës – rast për të cilin u raportua gjerësisht rreth një muaj më parë.

Të ngjashme

Të fundit