5 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Bashkëshortja e Calvin Harris dëgjon këngët e ish të dashurës së tij, Taylor Swift kur ai del nga shtëpia

- Advertisement -

Bashkëshortja e njërit prej ish të dashurve të Taylor Swift ka treguar se është fanse e madhe e yllit të popit.

Harris dhe Taylor kanë qenë në lidhje dashurie për 15 muaj mes vitit 2015 dhe 2016.

Vick Hope, bashkëshortja e Calvin, ka treguar se ajo i dëgjon këngët e Taylor kur ai nuk është në shtëpi.

Ajo tha në emisionin e saj në BBC Radio 1, “Going Home with Vick, Katie dhe Jamie” të hënën se në momentin që Calvin largohet ajo i dëgjon hitet e Taylor.

Bashkëprezantuesja e Vick, Katie Thistleton, lexoi mesazhe nga dëgjuesit se çfarë u pëlqen të bëjnë teksa partnerët e tyre nuk janë aty pranë.

Por vëmendjen e dëgjuesve më shumë e mori deklarata e Vick, shkruan Dailymail.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit