Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu e ka fshirë statusin ku kishte sulmuar gazetarët pse ia publikuan shpenzimet për udhëtime.
Prindon Sadriu ka fshirë statusin pas reagimeve të shumta.
Në statusin e tij, që u cilësua si skandalo, ai mediat e ka quajtur “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Postimi i plotë që e fshiu Sadriu:
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, shkruan Sadriu.
“Dhjetëra miliona euro keqpërdorime të qytetarëve përmes të cilave keni blerë televizione, portale e paguani ‘qepues’ për t’u munduar ta njollosni punën e ndershme të Presidentes. Për juve shteti është vetëm mjet për mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”, përfundon ai.