Bader Shammas, bashkëshorti i Lindsay Lohan, ka ndarë një fotografi të rrallë të çiftit gjatë një udhëtimi në Monte Karlo, për të shënuar përvjetorin e tretë të martesës së tyre.
Në mbishkrimin e postimit në Instagram, ai shkroi me dashuri: “Jeta ime. Dhe çfarë bekimi je ti”.J
Lohan e ndau postimin me 15.6 milionë ndjekësit e saj, duke i dhënë edhe më shumë peshë këtij momenti të ëmbël.
Çifti, të cilët u martuan në prill 2022 dhe u bënë prindër në korrik 2023, e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut.
Aktorja ka folur disa herë me dashuri për partnerin e saj, duke e quajtur “personi im” dhe “një njeri i mrekullueshëm”.
Ndërkohë, Lohan pritet të rikthehet këtë verë me filmin “Freaky Friday 2”, përkrah Jamie Lee Curtis, ndërsa po ndërton jetën e saj të re në Dubai me familjen. /Telegrafi/