18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

“Bashkëpunëtore e Radoiçiqit”: Mehmetaj i reagon Kusari-Lilës në lidhje me letrën për Asociacionin

- Advertisement -

Gazetari Lirim Mehmetaj i është kundërpërgjigjur kryetares së Grupit Parlamemtar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila përmes një postimi në Facebook, pos që ka thënë se nuk sheh asgjë të “pazakonshme” në letrën e krerëve shtetërorë se do t`i respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjeve së Brukselit dhe të Ohrit, e cila përfshin edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, vuri në pikëpyetje edhe validitetin letrës.

Duke e quajtur “bashkëpunëtore të Radoiçiqit”, Mehmemtaj kritikoi postimin e deputetes në të cilin hedhen dyshime mbi vërtetësinë e letrës duke shkruar se “per konfirmim te letres i mjafton nje pyetje ne drejtim te Kurtit, apo Konjufces. Pyetje te cilen e ka bere dhe kjo e di se letra eshte e vertete, po pse mos me leshu pak mjegull per qytetaret qe i konsideron analfabete”.

Gazeta Nacionale ka raportuar gjatë ditë së Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufa dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Mehmetaj ka kritikuar edhe deputeten e VV-së për pretendimet e saj se premtimet e pushtetarëve në këtë rast janë vetëm formalitete.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit