11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Bashkëluftëtarët shkojnë për homazhe tek varri i komandantit Gani Imeri në përvjetorin e vdekjes

- Advertisement -

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandantit Gani Imeri, familja e tij, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, janë duke mbajtur aktivitete përkujtimore për nder të figurës dhe veprës së tij.

Fillimisht në orën 10 kanë nisur homazhet tek varri i Komandantit Gani Imeri në Dumnicë të Epërme.

Deri me tani, shumë figura të njohura shkuan për homazhe tek varri i tij. Ndër ta ishin edhe Sami Lushtaku, Fadil Nura, Ferit Idrizi, Ali Ahmeti e Rrahman Rama.

Pas homazheve, në orën 12:00 do të mbahet akademia përkujtimore në Qendrën Kulturore “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Të ngjashme

Të fundit