Fushata elektorale ka hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka intensifikuar thirrjet për mbështetje qytetare.
Përmes mesazheve publike, kjo parti u ka bërë thirrje votuesve që të votojnë numrin 122, me qëllim, siç thuhet, “çarjen e rrethimit politik” dhe dërgimin e Fatmir Limajt në Kuvendin e Kosovës.
Pos numrit 122 për Nisma Socialdemokrate, partia bën thirrje për ta votuar edhe numrin 1 për Fatmir Limajn.
“Bashkë e çajmë rrethimin”, është mesazhi kryesor me të cilin kjo parti po kërkon mobilizimin e elektoratit në ditën e zgjedhjeve, transmeton Klankosova.tv






