Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me një “hulumtim” skandaloz kishte përfshirë UÇK-në me botën e krimit. Basha në këtë “hulumtim” kishte pretenduar se UÇK-ja kishte rekrutuar ish të burgosur, banditë patriotë e kriminelë.

Basha si bashkautor, kishte shkruar se UÇK-ja ishte financuar nga trafikuesit e drogës që në emër të saj kishin blerë armë.

Por kush është bashkëautori i Bashës që bën hulumtimin skandaloz ndaj UÇK-së?

Bashkautore e hulumtimit të Bashës është edhe Jana Arsovskan, profesoreshë në John Jay College of Criminal Justice në New York.

Dyshja në hulumtimin me titull: Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transnacional, Islami Fondamental dhe Aleancat e Padrejta, kishte shkruar se si Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës, e lidhur me bandat kriminale e me ato të drogës.

Sipas biografisë, Jana Arsovskan është Profesoreshë e Asociuar e Sociologjisë në Kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale dhe Programin e Studimeve të Doktoraturës në Drejtësi Penale në Qendrën Pasuniversitare, Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut.

Arsovska ka botuar gjerësisht mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin, krimin transnacional, tregjet e rrjetit të errët, shkelëset femra dhe lëvizshmërinë kriminale

Ajo gjithashtu ka tri librat të botuar ku temë është edhe Kosova.

“Dekodimi i krimit të organizuar shqiptar. Kultura, politika dhe globalizimi”, “Rivendosja e drejtësisë pas konflikteve të dhunshme në shkallë të gjerë: Kosova, Kongo dhe rasti izraelito-palestinez”, “Rizbulimi i anës tjetër të korrupsionit: “Ryshfeti për Paqe” në Kosovën dhe Çeçeninë pas konfliktit” – janë vetëm disa nga publikimit e saj ku përmendet edhe Kosova, duke përfshirë edhe shkrimin ku bashkautor është edhe Dimal Basha.