37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit

- Advertisement -

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese në mes presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij të viteve të 90’ta, Sllobodan Millosheviq.

Basha ka shkruar në Twitter se nuk ka dallim në mes të retorikës së Vuçiqit dhe Millosheviqit.

Madje ka shtuar se Vuçiq i ka shkruar fjalimet e Millosheviqit, duke qenë ministër i informacionit (propagandës).

”Shikojeni duke përdorur të njëjtën retorikë, por mos u çuditni, Vuçiq ka shërbyer si ministër i tij i propagandës, ai ka shkruar fjalimet e tij! Të dy, “ata nuk po sulmojnë Serbinë p.sh. e urrejnë Vuçiqin/Milosheviçin, por ata po sulmojnë Vuçiqn/Milosheviçin p.sh. e urrejnë Serbinë”, ka shkruar Basha.

Të ngjashme

Të fundit