18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Basha uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në Republikën e Kosovës.

Në urim thuhet:

1 Shtatori shënon një ditë të veçantë, sepse është dita kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes.

Mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, që me përkushtim e dashuri udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe që me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj.

Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!

Të ngjashme

Të fundit