Home Lajme Basha: Trusti nuk e ndihmon studentin e as pensionerin

Basha: Trusti nuk e ndihmon studentin e as pensionerin

0
Basha: Trusti nuk e ndihmon studentin e as pensionerin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në fjalën e tij në Kuvend ka përmendur disa sipas tij të arritura të Qeverisë Kurti.

Basha ka thënë se Qeveria jonë ka bërë kompensim për ata qytetarë që kanë kursyer energjinë elektrike.

Tutje ai ka thënë se bujqit kanë fituar gati 100 milionë euro dhe kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2023.

Ndër të tjera Basha tha se nuk duhet të harrohet që po kjo qeveri e ka kaluar ligjin e pagave, duke e kritikuar opozitën se këtë ata nuk e kanë bërë kurrë, prandaj këto janë masat që i ndihmojnë njerëzit.

‘’Trusti nuk e ndihmon studentin e as pensionerin’’, ka thënë Basha.

Exit mobile version