13 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Basha thërret short për nënkryetarin, pasi Simiq i Listës Serbe nuk e propozoi Rashiqin

- Advertisement -

Pas ezaurimit të 9 deputetëve nga radhët e Listës Serbe, kësaj liste iu kërkua që të propozojë edhe kandidatin e 10, i cili nuk është pjesë e partisë së tyre, dhe ai është Nenad Rashiq, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kërkoi nga Lista Serbe që të vendosë nëse dëshiron të propozojë kandidatin e vetëm që ka mbetur nga pakicat serbe për nënkryetar të Kuvendit.

“Nëse nuk pajtoheni, duhet të deklaroni që e refuzoni deputetin e 10”, tha Basha.

Por Lista Serbe kundërshtoi propozimin e Nenad Rashiqit. Në këtë rast, kryetari Basha tha se peocedura duhet të vazdoj me short.

“Meqë po refuzoni të propozoni kandidatin, në bazë të rregullores jemi të detyruar të vazhdojmë me procedurën e shortit. Kandidati i vetëm i cili nuk është propozuar është deputeti Nenad Rashiq”, tha Basha.

Të ngjashme

Të fundit