13.8 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Basha thërret Ramën në pendesë për deklaratën se LVV e do Thaçin në burg

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili kishte thënë se “Lëvizja Vetëvendosje e dëshiron Hashim Thaçin përjetësisht në Hagë”.

Basha e cilësoi këtë deklaratë si absurde dhe i kërkoi Ramës që të tërhiqet prej saj, pasi, sipas tij, as vetë Rama nuk e beson atë që ka thënë.

“Jo është deklaratë absurde, ai e ka thënë, mendoj që duhet me u pendu pasi nuk e beson as ai vetë”, tha Basha në një intervistë për RTV21.

I pyetur për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të sinqertë dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy vendeve, duke shprehur zhgënjimin ndaj disa qëndrimeve të politikës shqiptare.

“Populli shqiptar në të dy anët e kufirit vazhdon me mendu që janë vëllezër e motra. Politika është gabim. Na duhet një Shqipëri që nuk punon për një Ballkan të Hapur pasi që u dëshmu që ishte gabim. Na duhet një Shqipëri që nuk punon për statutin e Asociacionit të serbëve në Kosovë për çka na kujdesemi për ta, është mirë me u kujdes për shqiptarët në Luginë të cilët diskriminohen në baza ditore.

Ta kemi një Shqipëri që nuk është bash e udhës të organizojë kambionate botërore bashkë me Serbinë, marrë parasysh raportet që i kemi. Për një Shqipëri që vazhdon me punu për Kosovën si shtet i pavarur dhe ia delegon mesazhet e Vuçiqit i cili e mban Kosovën në Kushtetutën e saj si pjesë territoriale dhe një Shqipëri që ka platformë të jashtëzakonshme në institucionet e ndryshme ndërkombëtare që vazhdon me na ndihmu për anëtarësimin tonë në ato”.

Kryeministri Edi Rama në prag të protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte reaguar ashpër ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit