Përmes një postimi, ai ka thënë se, bashkëpunimi në mes të shqiptarëve gjatë këtyre kohëve të fundit, është i rëndësishëm për stabilitet në rajon.

Basha shtoi se Partia Demokratike në Shqipëri, do ta përkrah Kosovën, në mënyrë që të bëhet sa më shpejtë pjesë e KiE.

Në njoftimin e plotë thuhet:

Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.

pixel