bëjmë

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se si parti nuk bëjnë koalicion me PDK-në, pasi kjo parti, sipas tij, nuk është reformuar.
Ai tha se është e rëndësishme që sa më shpejt të dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me kërkesën e AAK-së për votimin e fshehtë në Kuvend.
“VV-ja ka treguar që është konstruktive në të gjitha hapat që kanë pasur për qëllim zhbllokimin. Është i pakuptueshëm gjithë ky bllokim, që është duke ardhur nga opozita.
Me PDK-në nuk bëjmë koalicion, pasi nuk është reformuar. Me LDK-në mundemi”, tha Basha