Gjatë mbrëmjes së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje organizoi ndejën e fundivitit.

E në këto raste nuk mungon shkrepja e fotove nga ana e deputetëve dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie.

Dimal Basha përmes një postimi në rrjetin social e ka quajtur shefen e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lilën si kujdestare të klasës.

“Me kujdestaren e klasës Mimoza Kusari”, ka shkruar Basha.

Ky cilësim i deputetit Basha për Kusari-Lilën vjen pasi deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi e kishte quajtur kryeministrin Kurti si “babadimër”, pas vendimit për dhënien e 100 euro për fëmijet dhe pensionistët./Lajmi.net