Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka paditur një shok të klasës për shpifje, i cili kishte thënë se ai nuk e di alfabetin.
Në një intervistë për “Infokus”, Basha ka hedhur dyshime se i njëjti “është paguar nga dikush” për ta bërë këtë veprim.
Ai madje, ka përmendur edhe shumën prej 100 euro.
“Unë jam i bindur që atij ia ka jep najkush 100 euro për me postu atë postim, për me më bo mu dëme politike, se kanë mendu njerëzit që më dëmtojnë dhe e kanë pas bindjen që kur të ia boj unë kështu kta e djeg krejt politikisht e kurrë nuk mundet fol, e unë veç qka qohna përpjetë ma shumë.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet se nga Nacionale, ishte publikuar edhe dëftesa e Bashës, ku i shihej “1-shi” në Biologji.