18.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Basha pas dështimit të mbledhjes: Kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe, Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët.

Ai tha se vendimi i tij për të përmbyllur seancën konstituive është mbështetur në rregulloren e punës së Kuvendit dhe përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Basha theksoi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë nuk morën pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, çka e pamundësoi mbajtjen e saj me kuorum të plotë, por sipas tij, mbledhja pati karakter vetëm konsultativ.

Basha tha se sot ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues edhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Unë kam pasur një takim me Presidenten Vjosa Osmani në të cilin kam pasur një takim njoftues, takim arsyen e vetëm të takimit e kemi pasur ku unë kam kërkuar nga presidentja që ta njoftoj me seancën konstituive që kemi përfunduar dhe t’ia shpjegoj arsyetimet e mia për konstituimin e Kuvendit. Marr parasysh që presidentja është garantuese e institucioneve të vendit,” tha ai.

“Siç e patë në këtë mbledhje të Kryesisë nuk ka marrë pjesë dy nënkryetar nga subjekte politike, Vlora Çikatu dhe Kujrim Shala. Nuk kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë. Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative që do të konsultohem me nënkryetarët për hapat e radhës. Unë do të jap arsyetimin para jush për konstituimin e Kuvendit. Siç dini kryetari ka zgjedhur kryetarin dhe 4 nënkryetarë. Kryesia e Kuvendit ka të zgjedhur 5 nga 6 anëtarë e saj që bëjnë 80 për qind e Kryesisë, është funksionale dhe kemi kuorumin e mjaftueshme për të vazhduar punët tona,” tha Basha.

Ai shtoi se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit.

“Siç e dini pika katër në seancën konstituive është ezauruar sepse të gjithë deputetë nga komuniteti serb janë votuar tri herë. Si kryetar kam qenë para një pozite ose të ndaloj punimet e Kuvendit ose të vazhdoj me punimet e Kuvendit me një Kryesi funksionale ku i kemi 5 nga 6, për të vazhduar punët. Unë kam thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet jo funksional si shkak i zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve dhe para miqve ndërkombëtar që ta funksionalizoj Kuvendin. Baza ime ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit,” theksoi Basha. /EO/

Të ngjashme

Të fundit