22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Basha: Partitë le të matën me Kurtin për Qeverinë, jo për Kuvendin

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas dështimit të përpjekjes së 28-të për konstituimin e Kuvendit ka thënë se partitë duhet të maten me Albin Kurtin nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë, e jo për Kuvendin.

Ai i ka bërë thirrje sërish partive që ishin mandatin e kaluar në opozitë të votojnë pro komisionit për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nëse ata dëshirojnë që të maten me Albin Kurtin, ata duhet me shku me u mat në numra të votimit të qeverisë, jo me Kuvend. Sepse ne e kemi kandidu Kurtin për kryeministër të shtetit, jo për kryeparlamentar, prandaj na vjen shumë keq, është e pa kuptimit. Qytetarët presin më shumë nga ne”.

“Por ne si deputet të VV vazhdojmë për me votu për edhe vazhdojmë për me bë thirrje që opozita të votoj komisionin. E njëjta opozitë që ka votuar Listën Serbe, e njëjta opozitë që ka votuar Gjykatën Speciale, e ka votuar Zajednicën”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit