24.4 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit në fillim ishte betejë politike, por që, ndërkohë, pati propozime të ndryshme nga partitë tjera dhe “më 5 maj ndodh ndryshimi i votimit dhe prej aty e tutje shndërrohet në betejë juridike”.

E, lidhur me marrëveshjen për ndryshimin e votimit, Basha tha se nuk na duhet marrëveshja për një të drejtë që veç ekziston në Kushtetutë.

Ndërsa duke folur për aktgjykimin e  Gjykatës Kushtetuese, Basha tha se kjo gjykatë ka vlerësuar se duke u bazuar në aktgjykimin e e vitit 2014 nuk ka ndryshim të rendit të ditës.

“Gjykata jep urdhër për të përdorur praktika të deritanishme që nënkuptohet me votim të hapur, pro para saj në paragrafin 187 ndan në tri pjesë: përcaktimet kushtetuese, rregullorja e Kuvendit e pastaj praktikat e deritanishme”, deklaroi Basha në RTKPrime, derisa shtoi se deputeti Dehari, kryesues i seancave në Kuvend ka provuar me praktika të deritanishme.

Sipas Bashës, aktgjykimi i Kushtetueses ia jep mundësinë kryesuesit  të seancës Avni Dehari për të provuar edhe me votim të fshehtë për të dalë nga kjo situatë.

I pyetur për një marrëveshje për të arritur te votimi i fshehtë, Basha tha se nuk na duhet marrëveshja për një të drejtë që veç ekziston në Kushtetutë.

Të ngjashme

Të fundit