1.3 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Basha në ekspozitën “E vërteta, kujtesa, drejtësia”: Mizoritë e së kaluarës s’guxojnë të përsëriten kurrë

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, organizuar në ambientet e Kuvendit nga Presidenca e Kosovës.

Basha vlerësoi se kjo ekspozitë solli sot para syve rrugën e dhimbshme të popullit tonë, nga vuajtjet e të burgosurve politikë deri te mizoritë e luftës së viteve 1998–1999.

Ekspozita, e organizuar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe në bashkëpunim me Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës, siç tha Basha, përmes dokumenteve, materialeve arkivore dhe rrëfimeve të mbledhura me përkushtim, “na riktheu te periudha e errët e historisë sonë, ku njerëzit u persekutuan, u torturuan dhe u privuan nga liria vetëm pse kërkonin të jetonin të lirë në vendin e tyre”.

Duke nderuar të gjithë ata që humbën jetën, ata që u flijuan nëpër burgje dhe ata që mbijetuan për të treguar të vërtetën, ka shtuar ai, riafirmohet angazhimi për një të ardhme që ndërtohet mbi kujtesë, drejtësi dhe paqe.

“Sepse mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë, dhe e vërteta jonë nuk guxon të heshtë”, ka theksuar Basha.

Të ngjashme

Të fundit