Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklaratave të partive opozitare për çështjen e targave.
Basha në Facebook ka shkruar se opozita nuk tregon nëse vendimi i qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkomëbtarëve.
“Mirë është opozita me pas pikënisje cka është mirë edhe për ‘kombëtarët,’ jo gjithmonë çka thonë ndërkombëtarët”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë i tij:
Pozicionet e komplet opozitës janë, “po na prishni me ndërkombëtarë!” Nuk tregojnë nëse vendimi i Qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkombëtarëve.
Mirë është opozita me pas pikënisje cka është mirë edhe për ‘kombëtarët,’ jo gjithmonë çka thonë ndërkombëtarët.
Ndërkombëtarët kanë pas mendu njejtë edhe për referendumin, pastaj dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por po besoj jeni bind se ne patëm të drejtë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160061224213744&id=785303743