5.2 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Basha: Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

Në një shënim të tij kryetari Basha ka vlerësuar se populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar ai, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane.

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, ka thënë kryeparlamentari Basha.

Të ngjashme

Të fundit