9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Basha: “Kur s’ma ka bërë për gënjeshtrat e Berishës dhe Ramës, për të tjerët…”

- Advertisement -

Lulzim Basha ditën e sotme, takimin e radhës me demokratët e zhvilloi në Durrës, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu.”

Nga Durrësi ai u shpreh se tashmë nuk i interesojnë më gënjeshtrat e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Basha: Ka nga ata që janë fshehur dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë, jo se ju mungon kurajë, por janë në pazar me Edi Ramën. Janë ata që më akuzojnë sot mua nga mëngjesi deri në darkë. Po kur s’ma ka bërë për gënjeshtrat e Sali Berishës dhe të Edi Ramës, nuk ma bën për askënd tjetër. Ata i lidh gënjeshtra, si mjet i vjetër i propagandës komuniste.

Basha i paralajmëroi se gënjeshtrat do të bien ditë pas dite. Ai solli dhe njëherë në vëmendje vetingun e politikanëve, të propozuar nga PD. Më tej shtoi se qëllimi i tij është të ndajë politikën nga korrupsioni dhe të kthejë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke shtuar se 25 prilli nuk do të pranohet kurrë.

Basha: Kushdo qofshin, njerëz që i kemi pasur përballë si Edi Rama, apo të tjerë si Sali Berisha, që shpifin kundër njerëzve më të shquar, që i ka pasur në krah, vetëm se nuk pranuan të flijohen në një zonë të zezë, ku donte ta fuste PD, të gjithë atyre ju themi se gënjeshtrat po ju bien ditë pas dite. Të gjitha gënjeshtrat do të bien, sepse sa më shumë të gënjesh, aq më shumë populli e kupton që gënjen për një hall tëndin personal, një hall që nuk ta zgjidh dot PD dhe për të cilin nuk do ta marrësh kurrë peng PD. Këto që themi sot janë të dhimbshme, por duhen thënë.

Projekti ynë i parë është t’i kthejmë shqiptarëve parlamentin dhe qeverinë legjitime me zgjedhje të lira. Ju kam thënë se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të pranohet kurrë. Beteja jonë është të ndajmë politikën nga krimi e korrupsioni dhe kjo mund të bëhet vetëm kur politikanët e lidhur me krimin, si Vangjush Dako, të mos caktojnë kandidatët, siç po bëjnë sot, por të shkojnë pas hekurave. Unë e di që të gjithë ju i mbështesni iniciativat tona.

E mbështesni edhe vettingun e politikanëve, jo vetëm ju, por të gjithë shqiptarët. Vetëm tre njerëz nuk e duan vettingun e politikanëve, sepse kjo ndan shapin nga sheqeri. Deputetët e PD dhe unë si kryetar denonconim aferën e bulevardit, ku i pari i bandës sunduese dhe i pari i kryeqytetit janë të dy të përfshirë, disa të tjerë heshtnin. Ata që heshtnin, sot akuzojnë drejtues të PD si pjesë të aferës korruptive./Oranews/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit