22.3 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Basha kryeparlamentar, Abdixhiku: Regres shoqëror, ata që ia dhanë votën, le ta marrin përgjegjësinë

- Advertisement -

Basha kryeparlamentar, Abdixhiku: Regres shoqëror, ata që ia dhanë votën, le ta marrin përgjegjësinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se zgjedhja e Dimal Bashës kryeparlamentar, siç u shpreh ai, është regres shoqëror.

Në lidhje me këtë, Abdixhiku tha se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që ia kanë dhënë votën.

“Z.Basha fatkeqësisht është kryetar Kuvendi, fatkeqësisht sepse në përmbajtje të përfundosh me Dimal Bashën në krye të Kuvendit, besoj që është një regres shoqëror, edhe i vlerave politike edhe njerëzore dhe atë se çfarë përfaqësojmë në politike”.

“Ata që i dhanë votën për ta bërë kryetar Kuvendi, për ta vendosur në pozitën e institucionit të dytë më të lartë protokollar, le të marrin përgjegjësi të tillë”, u shpreh tutje Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit