20.1 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Basha kritikon mosvotimin e Haxhiut: Model i keq ndaj gruas që i shërbeu Kosovës për 14 vite pa asnjë skandal

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ndaj mosvotimit të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën një padrejtësi dhe një model të keq në politikën kosovare.

Basha thotë se Haxhiu është gruaja më e votuar në Kosovë dhe një politikane që i ka shërbyer vendit për 14 vite me radhë pa asnjë skandal.

“Albulena Haxhiu ka dalë personalisht vetë pa pajtimin e deputetëve tjerë dhe ka thënë se ‘unë tërhiqem, le të përfundojë edhe ky proces i votimit të fshehtë, nëse s’i marr 61 vota për – unë tërhiqem dhe nuk kandidoj më’. Është model i keq, një grua që i ka shërbyer kësaj Republike për 14 vite, pa asnjë skandal, me dinjitet e më shumë integritet dhe me fjalor… normal se në politikë ki mospajtime me njerëz e nganjëherë je më i ashpër. Jemi duke folur për gruan më të votuar në Republikë”, deklaroi Basha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Deputeti i VV-së tha se në vitin 2021, subjekti i tij politik nuk ka përdorur taktika të tilla bllokuese ndaj kandidatëve të grupeve të tjera parlamentare, edhe pse thotë se kishte mundësi ta bënte.

“Në vitin 2021, ne nuk ia kemi bërë këtë grupeve tjera parlamentare. Ne s’kemi thënë që një kryetar ‘ky ka qenë i ashpër dhe ka sharë, hajde mos ta votojmë’”. A e kemi pasur fuqinë politike mos me ia votu? Po! Sot, nuk është duke u konstituuar për shkak të këtyre. Është e njëjta situatë”, deklaroi ai.

Kuvendi i Kosovës po përballet me vështirësi në konstituim, për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin në raundin e votimit të fshehtë.

Të ngjashme

Të fundit