Deputeti i Vetëvendosjes, ka vazhduar me sulmet ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave, lidhur me lejimin e transmetimit të kanaleve të Arena Sport.
Ai ka treguar se kush është gëzuar nga ky vendim. Basha beson se KPM-ja ka kryer tradhti kombëtare.
“Pra nuk mundet me më bind dikush se njerëz brenda KPM-së nuk ia kanë bë argatin dreqit! Ky është argument shtesë 𝐏𝐒𝐄 𝐁𝐄𝐒𝐎𝐉 𝐒𝐄 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐊𝐏𝐌-𝐬ë Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐓𝐑𝐀𝐃𝐇Ë𝐓𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑𝐄!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë që VV-ja është kritikuar për sulmet ndaj KPM-së.
Statusi i plotë:
A e dini kush tjetër është gëzu për vendimin e KPM-së, përveç devollëve?
Një tjetër njeri që iu ka gëzu fort këtij vendimi të është Vladimir Luçiç, 𝗦𝗵𝗲𝗳𝗶 𝗘𝗸𝘇𝗲𝗸𝘂𝘁𝗶𝘃 𝗶 𝗧𝗲𝗹𝗲𝗸𝗼𝗺 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶𝗷𝗮, i cili ka deklaru, “Më vie mirë që të gjitha kanalet e Arena Sportit do të transmetohen nga operatorët në 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë e 𝐌𝐞𝐭𝐨𝐡𝐢.”
Po pra, shefi i Arena Sportit i përshëndet bashkëpunëtorët e tyre në ‘Kosovë e Metohi’ dhe kjo përshëndetje sigurisht është edhe për KPM-në që ia ka bë argatin atyre dhe Telekomit të Vuçiqit!
Në pyetjen se a do ta ktheni vendimin për pezullim nëse Shefi i Telekom Serbija ju trajton si Kosovë e Metohi, vetëm z. Veliu, pra vetëm një anëtarë i bordit tha PO, të tjerët NUK u deklaruan. Kurse kryetari i Bordit në heshtje totale, vetëm shikojke si i shtangur, se di a marrke frymë!
Pra nuk mundet me më bind dikush se njerëz brenda KPM-së nuk ia kanë bë argatin dreqit! Ky është argument shtesë 𝐏𝐒𝐄 𝐁𝐄𝐒𝐎𝐉 𝐒𝐄 𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌𝐈 𝐈 𝐊𝐏𝐌-𝐬ë Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐓𝐑𝐀𝐃𝐇Ë𝐓𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑𝐄!
Prokuroria e ka obligim kombëtar e moral me fillu urgjentisht hetimet!