Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, beson se komunat me shumicë serbe, në vend të asociacionit etnik, mund t’i bashkohen Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Ai paralajmëroi për rrezikun e krijimit të një Asociacioni të bazuar në përkatësi etnike.
Sipas Bashës, krijimi i një Asociacioni të tillë mund të jetë një hap drejt ndarjes së Kosovës.
Reagimi i Bashës vjen pas publikimit të shkrimit autorial të Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, të cilët kërkuan themelimin e Asociacionit.
Shkrimi i Bashës:
Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu. Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!
Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160294072748744&id=785303743&mibextid=Nif5oz