Dimal Basha, deputet i VV-së, ka reaguar në lidhje me deklaratat e emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, Basha ka vlerësuar se qasja e Sarrazinit nuk është një qasje që e ushtron ndaj mikut.
“Sarrazin po thotë që është jashtëzakonisht e rëndësishme lëvizja e lirë për mallrat e Serbisë në Kosovë, kurse është kategorik kundër lëvizjes së lirë të automjeteve mbi Urën e Ibrit!
Dhe në fund thotë, jemi aleat dhe mik i juaji. Për besë kjo nuk është qasje që e ushtron ndaj një miku e aleati” – ka shkruar ai.