Home Lajme Basha i reagon ambasadorëve të QUINT-it: A kanë shku kolegët tuaj te Vuçiqi me u anku për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi?

Basha i reagon ambasadorëve të QUINT-it: A kanë shku kolegët tuaj te Vuçiqi me u anku për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi?

0
Basha i reagon ambasadorëve të QUINT-it: A kanë shku kolegët tuaj te Vuçiqi me u anku për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi?

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka “këshilluar” se çfarë duhet të bëjnë ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Serbi.

Basha ka reaguar pas takimit të ambasadorëve të këtyre shteteve që patën më ministrin e Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ai ka pyetur se a kanë shkuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Serbim të takohen me presidentin Aleksandar Vuçiq për vjedhjen e zgjedhjeve.

Ambasadorët e Quint-it paskan shku në zyre të Ministrit Krasniqi me pa nga afër mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për komunat në veri! Mirë boll, veç kisha pas qef me ditë, a kanë shku kolegët tuaj ambasadorë te Vuçiqi me u anku për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, apo s’ka Quint-i ambasadorë atje?!” – ka shkruar ai.

Faleminderit që po na ndihmoni, veç nuk ish kanë keq me i ndihmu Serbisë pak ma shumë, se atje kanë nevojë ma shumë!” – ka “këshilluar” Basha.

Statusi:

Exit mobile version