Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i ka reaguar ashpër zëdhënësi të Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano.
Stano ka kritikuar Qeverinë Kurti pas aksionit në veri të vendit dhe mbylljen e bankave atje.
E për këtë, Basha ka dhënë interpretimin e tij për deklaratën e Stanos.
“Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!” – ka shkruar Basha.
Shkrimi i tij:
Peter Stano paska thanë se lufta jonë kundër kriminelëve është eskaluese dhe shkon kundër dialogut dhe frymës së normalizimit!
Pra BE po na thotë që duhet me leju krimin e Serbisë në Kosovë për me i normalizu marrëdhëniet, përndryshe me luftu krimin na qenka anti-normalizim!
O tempora, o mores!