15.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Basha: Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë i Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në ceremoninë e mbrëmshme të organizuar nga Ambasada hungareze në Prishtinë, për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë.

Në adresimin e tij para të pranishmëve kryetari Basha në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, shprehu mirënjohjen për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Nga njohja e Pavarësisë sonë, tek mbështetja në arenën ndërkombëtare, e deri te programi Stipendium Hungaricum përmes të cilit mbi 100 studentë tanë janë ndihmuar drejtpërdrejt të hapin horizontet e botës akademike në tërë botën, Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë dhe partner i qëndrueshëm i vendit tonë”, tha kryetari Dimal Basha.

Në fjalën e tij kryetari Basha vlerësoi gjithashtu guximin dhe qëndresën e popullit hungarez për liri, që, ashtu si e kaluara e popullit tonë, mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, theksoi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Të ngjashme

Të fundit